Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

VIDEO/ Papa Françesku rrëzohet teksa ngjit shkallët e avionit, shqetësohen të pranishmit

-640-0-61adfe4f63477

GREQI- Papa Françesku ka humbur ekuilibrin është rrëzuar, teksa ishte  duke ngjitur shkallët e avionit, për tu larguar nga vizita 3 ditore që bëri në Greqi.

Shkak për këtë është bërë era e fortë në aeroportin “Eleftherios Venizelos”.

Nga pamjet shihet se menjherë pasi u pengua në shkallë, Papa u ngrit sërish në këmbë, pa u lënduar me ndihmën e një roje sigurie. Kjo skenë ka shqetësuar të gjithë të pranishmit në ceremoni.

Kur  mbërriti në hyrje të avionit Papa përshëndeti me buzëqeshje të pranishmit që ndodheshin në ceremoninë zyrtare të lamtumirës.

Një skenë e tillë i ka ndodhur Papa Françeskut edhe shtatorin e kaluar, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

 

Related Posts

Leave a comment