Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Historia po përsëritet”, Papa krahason situatën në Ukrainë me shfarosjen e hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore

-640-0-ukrain-517

Të hënën e kaluar, Qendra për Marrëdhëniet Katolike-Hebraike e Universitetit Katolik të Lublinit përkujtoi përvjetorin e ‘Operacionit Reinhardt. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai shkaktoi shfarosjen e pothuajse dy milionë viktimave, kryesisht me origjinë hebreje.

Ky ishte emri i koduar për një operacion sekret në një pjesë të Polonisë së pushtuar, dhe që përfshinte territore që tani ndodhen në Ukrainë.

“Kjo ngjarje e tmerrshme na zgjoi të gjithëve për rezoluta dhe veprime për paqen. Dhe historia po përsëritet tani dhe le të shohim se çfarë ndodh në Ukrainë. Le të lutemi për paqen“, tha Papa gjatë audiencës së të mërkurës në sallën Pali VI.

Rusia e përshkruan pushtimin e saj në Ukrainë si një “operacion special ushtarak”, për të zhvendosur nacionalistët që i konsideron të rrezikshëm.

Ukraina dhe aleatët e saj kanë akuzuar Moskën për një luftë të paprovokuar. Që nga fillimi i pushtimit në shkurt, Papa ka përshkallëzuar kritikat e tij ndaj veprimeve të Rusisë.

Related Posts

Leave a comment