Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Janë në modë parazitët”/ Beatrix nxehet me Sabianin: Ha e pi cigare, këputeni një të puthen e të lëpirë

-640-0-61af14613aae0

Mbrëmjen e djeshme teksa banorët ishin mbledhur në oborr, Sabiani u shpreh i inatosur që në “Big Brother VIP” ka disa banorë që sillen si “parazitë”.

“Janë në modë parazitët, është e çuditshme. Qenka bukur të jesh parazit. Ha, dh*, pi cigare, këputi ndonjë të puthur, ndonjë të lëpirë edhe je në rregull, iku Big Brotheri”, tha Sabiani.

Kjo deklaratë nuk u prit aspak mirë nga Beatrix, e cila e pyeti: “Ke ndonjë ide se çfarë mund të bëjmë tjetër përveçse të puthemi?”. Menjëherë Donaldi e tërheq këngëtaren nga vetja duke i lënë të kuptonte që s’duhej të fliste.

“Më djeg se po puthem vetë”, tha Beatrix teksa Donaldi ia mbylli gojën me dorë. Për inat të Sabianit, këngëtarja e puthi dhe njëherë aktorin e humorit.

Related Posts

Leave a comment