Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Arrestimi i Adriatik Llallës në Itali, SPAK nis procedurat për ekstradimin në Shqipëri

-640-0-ddf29a5f1a4f6eb34cac587acad62719

SPAK nis procedurat për ekstradimin e ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla në Shqipëri.

Një ditë pas publikimit të lajmit për arrestimin e ish-kryeprokurorit Llalla më 10 dhjetor në Romë, Itali, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e tij nga Italia në Shqipëri.

Gjykata e Posaçme e dënoi në muajin maj me 2 vite burg, si dhe 5 vjet heqje funksionesh publike, ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Që prej asaj kohe, ai ishte në kërkim. Po ashtu, Gjykata vendosi edhe konfiskim të pasurive, gati 22 mijë metra katrorë truall dhe një apartament në Durrës.

Prej shkurtit 2018, Llalla është pjesë e listës së zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA, atij dhe familjarëve.

Arrestimi i Adriatik Llallës në Itali, SPAK nis procedurat për

Related Posts

Leave a comment