Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vdekja e foshnjës në Has, flet mjeku: Nëna e tij ishte rëndë, ishte shtruar më parë në psikiatri…

-640-0-6fce14db8af60c5e824c7fc5c9530420

Mjeku roje në spitalin e Krumës ka treguar detaje të reja sa i takon vdekjes së foshnjes 3 muajshe sot.

Ibish Avdyli tha për Fax News se nëna e tij ka pasur problem disa herë dhe jetonte në një banesë sociale e vetme. Ai po ashtu theksoi se për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ishte shtruar pak kohë më parë dhe në psikiatrinë e Shkodrës.

Fëmija humbi jetën sot si pasojë e asfiksisë nga ajri I thatë, ku u mësua se e ëma nuk ishte treguar e kujdesshme me të sepse vuante nga depresioni.

Trupit të pajetë të foshnjës po i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Ibish Avdyli: Ne e kemi parë fëmijën në kontrolle.

Nënën e foshnjës e njohim dhe ka pasur problem, ajo ishte e vetme dhe jetonte në një banesë sociale. Ajo është rënduar shpesh nga ana psikologjike, ishte shtruar dia herë në psikiatrinë e Shkodrës.

Foshnja nuk ka pasur shenja dhune. Do t’i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore dhe do të zbulohet çdo gjë, shkaku i vdekjes./ Faxweb

Related Posts

Leave a comment