Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E Ç’VLERË KA NJË PD ANTIAMERIKANE !

PD ANTIAMERIKANE

E ka thenë troç e shqip Gabriel Eskobar  në prononcimin e tij për mediat, që një Parti Demokratike berishisti do të jetë një kufomë që me kutërbimin e vet do ti shërbejë veç familjes Berisha të shpallur “non grata” .

Nga Arbër DALMATI *

… Se për çfarë ata vetë e dinë. Ose për të qenë më të saktë, përgjigjen për pyetjen për çfarë i shërben një PD e mbyllur familjes “non grata” dhe berishistëve, mund ta jap vetëm Sali Berisha, i cili është dhe projektuesi, arkitekti dhe zbatuesi i strategjisë së “rithemelimit”. Sepse referuar kumtit të deklaratës së përcjellë nga Eskobar këtë herë portat euroatlantike janë të mbyllura për PD-në berishiste dhe për këtë nuk ka asnjë ekuivok, siç ka ndodhur më parë dhe si mund të shpresojë “non gratisti” antiamerikan Sali Berisha. Z. Gabriel Eskobar e thotë troç në mesazhet që përcjellë nëpërmjet përgjigjeve:

” Nuk është në dorën tonë të zgjedhim udhëheqësit tuaj, por do të nxisja njerëzit të mendojnë me shumë kujdes se cilët udhëheqës zgjedhin, se në cilën rrugë duan të jetë Shqipëria. Dhe shpresojmë se përgjigja do të jetë një rrugë me fokusin europian, përkushtuar ndaj NATO-s, dhe përkushtuar ndaj luftës kundër korrupsionit”.

Nëse gjerat shkojnë nga ana e Berishës?  

“Nuk takohemi me të. Është i shpallur “non grata”. Pra, do të ketë pasoja nëse Partia Demokratike zgjedh dikë që është i shpallur për të qenë udhëheqësi i saj…”, – thotë z. Eskobar

Mirëpo sa gjasa ka që DASH të tërhiqet e ta “fal” Sali Berishën, siç ka ndodhur pas “grushtit të shtetit” 1998, apo të tjera trazirave me pasojë humbjen e jetës së qytetarëve të pafajshëm? Sepse raste të tilla ka patur. Ka ndodhur.

” Shumë rrallë…”, – kumton Eskobar, fare shkurt, dhe më tej vijon:

“…Nuk e kuptoj pse do të ishte ky rasti.  E di që njerëzit duan ta krahasojnë me rastin e Milorad Dodik. Me që ra fjala, ne takohemi me të vetëm sepse është në presidencën treshe, takohemi me presidencën, jo me të. Nuk takohemi me të në Sarajevën Lindore, nuk takohemi me të në Banja Luka dhe nuk takohemi me të në Pale, dhe sigurisht që nuk e ftojmë në Uashington dhe nuk ftohet në Bruksel apo ndonjë kryeqytet europian tjetër. Pra, mendojeni atë si shembull…

Nëse në PD, kthehet Sali Berisha? Cili është mesazhi që  Z. Eskobar përcjellë edhe për udhëheqësit e tjerë të prerjes së Sali Berishës?

“Ne kemi një politikë për këtë. Por shiko, vërtet dua të flas më shumë për marrëdhënien dypalëshe se sa thjesht për Sali Berishën… Nuk dua të flas për të shkuarën sepse e shkuara është në të shkuarën tashmë, të flasim për të ardhmen dhe le të flasim për mundësitë e jashtëzakonshme që kemi këtu me Shqipërinë.. . Mesazhi që po jap është: i shohim partnerët tanë mes njerëzve që janë të përqendruar tek integrimi europian, partneriteti në NATO, dhe kundër korrupsionit. Me këta jemi në partneritet. Dhe meqë ra fjala, nuk janë të gjithë në sferën politike, ndaj, nëse nuk i gjejmë në sferën politike, do t’i gjejmë tek shoqëria civile, në grupet e të rinjve, në sektorin privat, kemi shumë partnerë këtu dhe do t’i bëjmë gjërat të ndodhin”./Arberia News.net

 

 

 

 

Leave a comment