Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

​Ja si t’i menaxhoni kolegët të cilët e luajnë rolin e shefit

-640-0-61b8100f993d2

Pothuajse të gjithë punonjësit gjatë jetës së tyre janë përballur me ndonjë kolegë i cili nuk i reziston dot tundimit që t’i tregojë se çfarë duhet të bëjë, qoftë edhe në punën e tij. Mikromenaxhimi është diçka e vështirë të përballohet edhe nëse vjen nga shefi e lëre më nga kolegët e punës. Prandaj, kjo e bën një mjedis të punës toksik dhe shumë të vështirë që të përballohet. Që kjo të mos ndikojë në grindje dhe energji të keqe në punë, mund të menaxhohet në mënyrë efikase duke i marrë disa veprime.

Qëndroni të qetë

Nganjëherë duket si e papërballueshme pasja në vendin e punës dikë i cili gjatë gjithë kohës të kontrollon. Por, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të keni kontroll në veprimet dhe fjalët tuaja. Pse? Sepse persona të tillë kanë prirje që të reagojnë në mënyrë të fuqishme duke e viktimizuar veten. Nëse ju reagoni ndaj tyre ata menjëherë do të thonë “Po përpiqesha vetëm që të të ndihmoja dhe t’i reagove sikur po të bëja diçka të keqe”.

Jini të drejtpërdrejtë

Në mënyrë që t’i menaxhoni si duhet kolegët të cilët ju qëndrojnë gjatë gjithë kohës mbi kokë, duhet që të jeni të drejtpërdrejtë me ta. Sigurisht që kjo do të thotë që ta zgjidhni mënyrën e duhur për t’iu qasur. Merrni një ton të qetë dhe profesional dhe mbani diskutim të shkurtër dhe të përqendruar! Kjo do të bëjë që t’i shmangni dramat e mundshme që vijnë nga ky diskutim, duke u treguar të respektueshëm. Patjetër duhet që ta shpjegoni se si veprimet e tyre po ndikojnë në psikikën dhe punën tuaj.

Mos e merrni si personale

Rikujtojeni që sjelljet e kolegut/kolegës nuk kanë të bëjnë me ty, kështu që mos lejoni që fjalët dhe sjelljet e tyre të ndikojnë në personalitetin tuaj! Kjo vjen vetëm nga dëshira e tyre që të duken të rëndësishëm dhe kontrollues, ju jeni vetëm një person që “i ka rënë zari” të jetë “preja”.

Anashkaloni ata

Në disa situata, veçanërisht nëse sjellja e keqe vazhdon pavarësisht përpjekjeve tuaja më të mira, ndoshta është më mirë të përpiqeni ta shpërfillni atë. Nëse mund të shmangni vazhdimisht sjelljen e keqe te këtyre kolegëve është, mbase kjo do ta rrënojë strategjinë e tyre. Por edhe, nëse këtë nuk mund ta arrini se paku e ruani qetësinë e mendjes tuaj.

Vendosni kufijtë të duhur

Vendosni vazhdimisht kufijtë personalë! Mos reagoni ndaj përpjekjeve të “shefave”, por mësoni se si të përgjigjeni duke i treguar kufijtë që i keni, kështu që të tjerët do ta dinë se deri ku mund të shkojnë!

Kërkoni mbështetje shtesë

Kërkoni ndihmën e mbikëqyrësit ose të menaxherit të burimeve njerëzore nëse veprimet e ndonjërit nga kolegët është duke ndikuar në punë! Kërkoni po ashtu edhe ndihmën e ndonjërit nga kolegët që po ashtu është duke e përjetuar të njëjtën situatë, nëse menaxheri insiston të ndërmarrë ndonjë veprim!

Udhëhiqni nga shembujt

Në fund merrni mësim nga kjo përballje që keni që kur keni filluar punë ju ose kolegu që vepron si një shef. Gjithmonë flisni qetë dhe në mënyrë të sjellshme! Luani modelin ashtu siç do të dëshironit që ju të trajtoheshit, në këtë mënyrë u jepni shembuj atyre! Tregohuni të zgjuar!

Leave a comment