Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Grabitet filiali i Postës në Tiranë, dy persona të maskuar marrin 2 milionë lekë

996D81F0-5924-4486-8D68-1B4F82C089DB

Filiali i Postës Shqiptare në Tiranë, në zonën e Babrrus, është grabitur paraditen e sotme. Sipas Bluve të kryeqytetit, autorët kanë qenë du persona të maskuar, me kapuçët e xhupave që kishin të vedhur dhe kanë marrë 2 milionë lekë të vjetra.

“Më datë 15.12.2021, rreth orës 09:15, në Babrru, dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë një shumë parash rreth 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta”, njofton Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tyre.

Related Posts

Leave a comment