Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Bën bujë arrestimi i Lefter Kokës/ Associated Press” tregon se çfarë rrezikon politikani

A02DF117-8556-445E-B17F-16D23D01A250

SPAK arreston ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur politikisht, atë të inceneratorit në Elbasan

Lajmi për arrestimin e tij, po bën xhiron edhe nga mediat e huaja. Agjencia Associated Press shkruan se ai akuzohet për një ryshfet prej 4.1 milion dollarësh.

Sipas AP, Koka rrezikon deri në 12 vite burg nëse dënohet.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u arrestua të martën me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve për koncesionin kontrovers të incineratorit të Elbasanit. SPAK kërkoi gjithashtu arrestimin e shtetases Stela Gugallja, e cila është pronarja e kompanisë Albtek Energy si dhe Klodian Zotos, pronar i kompanisë Integrated Technology Services, por këta dy të fundit u shpallën në kërkim pasi policia nuk arriti të gjejë vendndodhjen e tyre. Mbi të dyshuarit rëndojnë akuzat e korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe të pastrimit të parave.

Sipas SPAK, Koka ka lejuar përfitime të padrejta nga ana e pronarëve të kontratës së koncesionit, e cila u lidh përmes procedurës së negocimit të drejtpërdrejtë pa shpallje nën justifikimin e gjendjes së jashtëzakonshme ndërsa Klodjan Zoto dhe Stela Gugallja akuzohen se kanë kryer transaksione të rreme me paratë e marra nga buxheti i shtetit për llogari të kontratës koncesionare.

Koncesioni është dhënë në kundërshtim me ligjin ndërsa Albtek dhe Integrated Technology Services kanë bërë pagesa për kompani të cilat dukshëm nuk kanë kryer punimet për të cilat janë paguar.

Related Posts

Leave a comment