Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E BUJSHME! Arrestohet Lefter Koka

-800-0-61b87e51b2994

Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, ish kryebashkiak i Durrësit dhe ish deputet i PS, LSI është arrestuar paraditen e sotme, në qytetin e Durrësit .

Koka është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit SPAK në kuader të hetimeve për dosjen e  aferës së“Inceneratorëve”, aferë kjo e denoncuar fort nga opozita PD-LSI.  Ka dyshime të arsyeshme se në  ushtrim të detyrës së ministrit të Ministrisë së Mjedisit, Lefter Koka është i përfshirë në këtë aferë.

Lefter Koka është figurë e njohur pasi ka qenë kryetar Bashkie në Durres deputetet i forcave politike PS–LSI në disa legjislatura. LSI është forca politike nga e cila Koka mori postin e Ministrit të Mjedisit.

Ne zgjedhjet e 25 prillit, ai kandidoi ne qarkun Durres nën siglen e PS, mirëpo e dorëzoi mandatin përpara se të betohej në Parlament në muajin shtator./ Arberia News.net

Vijon…

Related Posts

Leave a comment