Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lefter Koka: Më futi brenda ‘tallavaja’ e fallxhores!

-800-0-1694014037xkoka-993

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka dalë sot para gjykatës ku ka paraqitur konkluzionet e mbrojtjes lidhur me çështjen e Inceneratorit.

Koka pretendon se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore dhe se pagasat e ndërtimit të inceneratorit kanë filluar në vitin 2018, ndërsa ai është larguar nga posti i ministrit në 2017.

Ish-ministri u shpreh se akuzat ndaj tij bazohet në mendime personale të deputetes Monika Kryemadhi dhe jo në prova.

“Akuza bazohet në mendime personale të fallxhores, jo në prova. Kriter themelor i proçesit penal.

Të besosh tek çifti famëkeq është njësoj si të investosh tek Sudja dhe Rrapushi në ditët e fundit të falimentit”, ka thënë para trupës gjykuese Koka.

Ai ka kërkuar drejtësi duke theksuar se nuk do të rreshtë së kërkuari atë dhe se me prova dhe fakte do të provojë fajësinë e atyre që i hoqën lirinë, duke sajuar prova të turpshme, sipas tij.

“Kjo strukturë nuk është kala ku ju të bërë bashkë duhet ta mbroni, por është kala e çdo shqipëtari për të marrë drejtësi.

Nuk do të rresht së kërkuari deri në frymën e fundit, jo vetëm në këtë gjykatë, të provoj pafajësinë time.

Me prova e fakte do të provoj fajësinë e atyre që më hoqën lirinë në mënyrë brutale duke më arrestuar e më pas duke sajuar prova të turpshme”, ka thënë ai ndër të tjera.

Lefter Koka akuzohet se ka konsumuar veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 e 25, 260 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Related Posts

Leave a comment