Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Në gjendje të rënduar shëndetësore, Lefter Koka lë qelinë, dërgohet në spital

-640-0-lefterkokaspak-397

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është transferuar ditën e sotme në spitalin e burgut për shkak të problemeve me zemrën.

Koka ndodhet në burg prej muajsh për aferën e inceneratorëve. Ai u arrestua në dhjetor të vitit të shkuar, pasi akuzohet nga SPAK se ka shpërdoruar detyrën dhe ka marrë ryshfet gjatë kryerjes së detyrës.

Ish-ministri akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Related Posts

Leave a comment