Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Drejtori i Doganave: Si po më gjobit mediatikisht Irfan Hysenbelliu, pas shkeljeve tek “Birra Tirana”. Reagon dhe Rama

-640-0-irfani

Drejtori i Doganave, Gent Gazheli thotë se po sulmohet nga mediat e Irfan Hysenbelliut, pas një gjobe të vendosur ndaj “Birra Tirana” për evazion fiskal.

Pas reagimit të një dite më parë, Gazheli tregon se për çfarë bëhet fjalë.

“Dje nuk përmenda emra, por pronari i News 24, BalkanWeb dhe Panorama zoti Irfan Hysenbelliu është betuar që nuk do të m’i falë borxhet që i ka shtetit!

Mediat e tij janë hedhur në një sulm personal me shpifje dhe fyerje personale, sapo “Birra Tirana” ka marrë gjobën e merituar sipas ligjit për fshehje të ardhurash në një shumë të konsiderueshme!

Dje mediat në fjalë, nuk e publikuan reagimin tim edhe pse ai nuk fliste me emër as për ato dhe as për organizatorin e këtij sulmi për shkak të detyrës, zotit Irfan Hysenbelliu!

Sot detyrohem t’i tregoj me gisht dhe të ndaj me publikun se pasi kam informuar autoritetet shtetërore do të informoj edhe trupin diplomatik edhe shoqatat vendore dhe ndërkombëtare të mediave!

Nuk dua të hap për momentin gjyq me zotërinë, për të cilin thuhet kudo se është gjobvënës mediatik, por tani që po e provoj në kurriz egërsinë kriminale të shpifjeve të këtyre mediave do ta vlerësoj me zyrën juridike një gjyq për reputacionin e Doganës Shqiptare!

Me shpresën që mediat e tjera do ta publikojnë këtë deklarim publik, i them zotit Irfan dhe të gjithë irfanëve të tjerë që janë mësuar të shijnë në kurriz të shtetit me maskat e medias, se mua nuk më lëkundin dot në zbatimin e ligjit fiskal!”, shkruan Gazheli.

Denoncimin e Gazhelit e ka postuar edhe kryeministri Edi Rama.

“Pyetja ime është: Si luftohet me shpifjen apo qoftë edhe me akuzat legjitime në këtë vend, kur jo vetëm media që shpif apo akuzon, po edhe mediat e tjera s’ia japin të drejtën e fjalës personit publik të akuzuar, nëse ky i fundit flet hapur për një shantazh nga një pronar mediash?!”, shprehet Rama në reagimin e tij.

Related Posts

Leave a comment