Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Inceneratorët/ Gjykata merr vendimin për kërkesën e avokatit të ish-ministrit Lefter Koka

auto_ffdfd1674048371 (1)

Në seancën paraprake për aferën me inceneratorin e Fierit, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka kërkoi bashkim të çështjes me dosjen e Elbasanit, për gjykimin ndaj tij.

Por Gjykata e Posaçme e rrëzoi kërkesën e avokateve per bashkimin e dy dosjeve te inceneratoreve Fierit me Elbasanit.

Kërkesa është bërë në gjykatë nga avokati i Lefter Kokës dhe ajo u refuzua nga GJKKO.

Sipas avokatit, u kërkua të bashkohet gjykimi nën argumentimin se çështjet janë në të njëjtën fazë dhe pothuajse janë të njejtet te pandehur.

Ndërkohë që seanca për inceneratorin e Fierit u shty për në datën 1 shkurt.

Related Posts

Leave a comment