Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ndriçim Xhepa “shpërthen” ndaj Big Brother: Ç’janë këto shfaqje që po marrin më qafë rininë, duhet…

Screenshot_20230118-131441_Chrome-750x375

Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, u mbajt një seancë dëgjimore me kandidatët për anëtar të pozicionit vakant në Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Aktori i njohur Ndriçim Xhepa me një mesazh indirekt ka shpërthyer me akuza ndaj Big Brother që ka “pushtuar” televizionin kombëtar Top Channel duke transmetuar banalitet, dhunë dhe anti-vlera për rininë Shqiptare.

“Fatmirësisht Radio Televizioni Shqiptar nuk është prekur nga disa emisione abuzuese që i kemi “nëpër këmbë” këto ditë. Që i japin një frymë shumë të keqe, një sens anti-qytetar, anti-kulturor, anti-njerëzor Shqipërisë…. Jo më larg se të ndikuar nga kurioziteti, kemi në familje nga një që do të shikojë se çfarë do të bëhet sonte… Të karakterit deri në dhunë, deri në ofendime, deri në gjëra, që nuk e kuptoj ndonjëherë se çfarë japin. Se kam kuptuar akoma, ndoshta jam mbrapa, por kanë ca probleme të kësaj natyre që sipas meje s’duhet të jenë prezentë. Rinia po shkon drejt një fryme në sensin e humbjes së raporteve”, u shpreh Ndriçim Xhepa.

Related Posts

Leave a comment