Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pas dënimit të Bojken Lakos shpërthen Florian Binaj

-1200-630-95fcd8cb7110dd5338457b246dac336b

Ditën e djeshme, pas  vendimit të dhenë nga Gjykata e Tiranës që dënoi me tre vite burg kantautorin Bojken Lako, pse kishte bërë disa ndërtime në studion e tij muzikore, aktori i njohur Florian Binaj, ka shpërthyer nëpërmjet një postimi në faqet e tij në rrjetet sociale.

“E njëjta qeveri që jep legalizime për ndërtime disa katëshe pa leje, dënon 3 vite burg se hapi 4 dritare pa leje. Turp! Edhe drita e dielli është e paligjshme për këta shpirtzinj”, shkruan Binaj. Më poshtë reagimi i plotë Florian Binajt, i cili ditë më parë deklaroi publikisht se hiqte dore nga qenia pjesë e trupës së “Portokallisë”, për t’ju përkushtuar një misioni human.

Çfarë ndodhi? Pasi u largua me bujë nga Portokallia, Flor

Kujtojmë se Bojken Lako kishte nxjerrë një leje në Njësinë Bashkiake për të bërë riparime në një objekt që pretendonte ta kthente në studio muzikore. Ndërtesa, që ka rezultuar e vjetër, nuk kishte dritare dhe ai ka menduar t‘i japë dritë vendit ku do të bënte muzikë, por një telefonatë në komisariatin nr.2 ia ka prishur planet. Kjo është gjithçka ka ndodhur me këngëtarin dhe muzikantin e njohur Bojken Lako, i cili përveç një mase dënimi që duket se do ta kalojë në shërbim prove ka marrë edhe një gjobë prej 50 mijë lekësh. Ai u akuzua për ndërtim pa leje, ndërkohë që mendonte se e kishte nxjerrë lejen.

Related Posts

Leave a comment