Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shpërthen çisterna me karburant, 50 të vdekur

shperthim

 Thirrja:“Kemi nevojë për burime njerëzore dhe gjithashtu burime materiale, më saktësisht serum, fasha dhe gjithçka që mund të përdoret në rast të djegieve serioze…”.

Ka ndodhur në të gdhirë të së martës ku nga shpërthimi i një çisterne më së paku pesëdhjetë persona del të kenë vdekur. Tragjedia ka ndodhur në Cap-Haitien, qyteti i dytë më i madh i Haitit. Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht për mediat vendase dhe ato të huaja, Pierre Yvrose, kryetari i Bashkisë së këtij qytetit.

Ky i fundit i tha agjencisë “Reuters” se viktimat dhe të lënduarit ndodhen në spitalin lokal i cili është duke u përpjekur që t’i trajtojë me ndërhyrje emergjente. Konfirmimit të pesëdhjetë jetëhumburve dhe dhjetra të lënduarve është paraprak pasi numri i përgjithshëm ende nuk dihet.

“Kemi nevojë për burime njerëzore dhe gjithashtu burime materiale, më saktësisht serum, fasha dhe gjithçka që mund të përdoret në rast të djegieve serioze”, – tha kryebashkiaku Yvrose.

Qeveria haitiane shpalli tri ditë zie për të vdekurit.  Vendi i vogël i Karaibeve është përballur me një valë dhune këtë vit nga bandat, të cilat për rreth një muaj nuk e lejuan mbushjen e cisternave në portet kryesore të karburanteve, duke detyruar shumë biznese që të mbyllen. Shpërndarja e karburantit rinisi muajin e kaluar.

Bandat janë bërë edhe më të fuqishme pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise në korrik, që krijoi boshllëk politik dhe ua mundësoi grupeve kriminale zgjerimin e territoreve të tyre.

Related Posts

Leave a comment