Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Kam probleme shëndetësore”, Lefter Koka kërkon masë më të butë në Gjykatën e Lartë

-640-0-lefterkokaspak-397

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka i ka dërguar dy kërkesa Gjykatës së Lartë për ndryshim të masës së sigurisë.

Mësohet se Koka ka kërkuar që t’i ndryshohen masat e sigurisë për aferën e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit me pretendimin se ka probleme shëndetësore.

Këto kërkesa priten të shqyrtohen nga gjyqtari Mehdi Bici më 16 shkurt, në Gjykatën e Lartë.

Ndaj tij janë vendosur dy masa sigurie “arrest në burg” për dy inceneratorë, atë të Elbasanit dhe të Fierit.

Related Posts

Leave a comment