Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SA KA DETI KRIPË PËRVËLUESE…

-800-450-Zija-Çela-shkrimtar

Zija Çela

Pyetjet për migrimin masiv po marrin gjithfarë përgjigjesh gjatë debateve. Ndërkaq, në qyteza e fshatra të shkretuara shihen lot në sytë e prindërve të vetmuar. Por një si rrëqethje e vetvetishme, e pandalshme e trishtuese, tashmë po bëhet e përgjithshme në familjet tona. Sepse është e dhimbshme kur sheh shqiptarët të ikin vrullshëm nga Shqipëria. Dhe akoma më e dhimbshme dilema: Përse shqiptarëve po u iken nga zemra vetë Shqipëria?
“O ndaluni, pash sytë e ballit, ndaluni!”, pata dëgjuar një nënë, që në portin e Durrësit u thërriste bijëve.
Me gjasë, donte t’u thoshte se shpresa nuk ka vdekur me gjithsej dhe, duke qenë e natyrës shpirtërore, ka njëkohësisht diçka hyjnore. Madje, në këtë rast ia vlen të theksohet fort: Për sa kohë njeriu është në jetë, ka dy gjëra për të cilat asnjëherë nuk duhet nxituar, vetëvrasja dhe çatdhesimi.
O ndaluni, ndaluni bre, se edhe sytë e ballit po u plasin pleqve prej hallit. Për këtë përvëlimin thonë… Hë pra, çfarë thonë? Thonë se, kur për fëmijët nëna bën vaj, sa ka deti kripë, aq kanë lotët e saj.

Related Posts

Leave a comment