Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

PASKAM THËNË PËR BUKURINË…

331667161_697908818683841_8598179307104042797_n

Zija Cela

Ne foto jam me Rezi Reçin, gazetare e njohur televizive, sidomos me emisionin afatgjatë “Arratia e peshkut të kuq”. Intervista është bërë 23 vjet më parë në shtëpinë time. I bie që atëherë të kem qenë rreth 54 vjeç, në moshën ideale të burrërisë.
Mikja Rezi më shkruan se, ndër të tjera, paskam thënë:
Bukuria ka pushtet suprem. Sidomos për shkrimtarin, të cilin gjithnjë e tërheq, por edhe gjithnjë e krijon.
Ma merr mendja se edhe në çastet e fundit, atëherë kur të vijë ora e kalimit nga kjo botë në tjetrën, do të më shfaqen të gjitha zonjat dhe zonjushat e hirshme, ato bukuri që adhurova me sy e m’u bënë bekim për librat e mi. S’është çudi që, duke më dhënë dorën, ndoshta më ndihmojnë ta përshkoj më lehtë edhe atë shtegun e shkretë…
Po, magjia që ka e bën suprem pushtetin e së bukurës. Dhe është e vërtetë, bukuria askënd nuk ngjall së vdekurish, por shpirtrat e ndjeshëm as nuk i lë të vdesin për së gjallë.

Related Posts

Leave a comment