Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

ZIJA ÇELA NDEROHET NË GJAKOVË ME ÇMIMIN E PROZËS

280107187_1070080426936245_5157444857414465425_n-660x330
Në Gjakovë u mbajt edicioni i 58-të i Festivalit letrar, i cili pati filluar në një shesh të qytetit si Miting i poezisë nga i paharrueshmi Din Mehmeti e kolegë të tij. Klubi letrar “Gjon Nikolle Kazazi” ka deshmuar ngulmim për vijimësinë, duke i dhënë ketij mitingu statusin e festivalit veteran, më jetëgjatit nga të ngjashmit e tij midis organizimeve shqiptare.
Në mbrëmjen e së hënës, në një auditor plot me artdashës, autorë të brezave te ndryshem, ardhur edhe nga emigracioni, lexuan poezi të tyre, duke marrë duatrokitjet e të pranishmëve.
Interesim të veçantë ngjalli “Çmimi Teki Dervishi”, i cili jepet për prozën më të mirë ndërmjet dy festivaleve. Ky çmim iu dha shkrimtarit të mirënjohur Zija Çela, për librin me tregime “Thika pa gjak”, botuar nga Onufri.
Kryetari i klubit letrar, shkrimtari Muharrem Kurti, i cili dorëzoi çmimin në emër të jurisë, ndër të tjera tha se ky vëllim vjen me nivelin letrar më përfaqësues të letersisë sonë bashkëkohore. “Ashtu si në romanet e tij aq të mirëpritura, autori e ka ngritur fjalën shqipe në perfeksion; jo rastësisht Zija Çela quhet edhe magjiku i letersise sonë, sepse ai dëshmohet si shkrimtar i realizmit magjik me një nivel sipëror. “Thika pa gjak” dëshmon sërish forcën shprehëse dhe mrekullinë artistike të shqipes. Unë jam ende nën ndikimin dhe magjinë e këtij libri”, pohoi Kurti.
Përshëndetja e Zija Çelës u ndoq me admirim të veçantë, sepse njëherësh me mendimin e thellë letrar e filozofik, shkrimtari emocionoi të pranishmit me komunikimin e drejtpërdrejtë, të çlirtë, të qartë dhe tërheqës. Ai shprehu respekt për trashëgiminë letrare që ka lënë kolegu i tij i ndritur Teki Dervishi, njëri prej autorëve më modernë e më cilësorë të letrave shqipe.
Artur Shemaj
ZIJA ÇELA NDEROHET NË GJAKOVË ME  ÇMIMIN E PROZËS

Edit

Related Posts

Leave a comment