Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Në kërkim për inceneratorët e Fierit e Elbasanit, ndalohet në Austri Stela Gugallja, nisin procedurat e ekstradimit

-640-0-1675780870xstela-833

Stela Gugallja, në kërkim për aferën e inceneratorëve të Fierit dhe të Elbasanit, është identifikuar në Austri.

SPAK bën me dije se ka dërguar kërkesën në Austri dhe se është në proces ekstradimi. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë dërguar materialet dhe pritet që të vendosë gjykata austriake.

‘Jemi në proces për të ekstraduar Stela Gugalljan, kemi dërguar kërkesën në Austri!’- njofton SPAK.

Ndërkohë që avokati i znj. Gugallja, Klodjan Skënderi, ka thënë ekskluzivisht se klientja e tij është njoftuar nga Gjykata por nuk është ndaluar apo të ketë ndonjë masë sigurie për të. Sipas tij procedurar e ekstradimit vijon shqyrtimin në gjykatë.

Related Posts

Leave a comment