Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

EMRAT/ Kërcënuan me armë një person, vihen në pranga 3 të rinj.

-640-0-1675781569xkroonikkk-627

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar nga policia në Vaun e Dejës, ku janë arrestuar tre të rinj.

Në kuadër të operacionit “Shkjeza” janë vënë në pranga shtetasit Aleksandër Prendi, 19 vjeç, Andrea Cara, 21 vjeç dhe Erjon Uka, 21 vjeç, të tre banues në fshatin Rranxë, Vau i Dejes.

“Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit Aleksandër Prendi, i cili në bashkëpunim me 2 shtetasit e tjerë të arrestuar, po kërcënonte me armë zjarri (kallashnikov), për motive të dobëta, shtetasin G. F.

Gjatë kontrolleve, u gjet edhe një armë zjarri pushkë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit kallashnikov të përdorur për kërcënimin, municion luftarak, një automjet dhe 3 celularë.

Në vijim të veprimeve proceduralo-hetimore u bë e mundur dhe zbardhja dhe dokumentimi ligjor i dy rasteve të shkatërrimit të pronës me zjarr, nga këta tre shtetas, të cilët në datën 18 nëntor 2022, në fshatin  Mjedë, kanë djegur 3 automjete, ndërsa në datën 10 janar 2023, në fshatin Kaçë, kanë djegur 1 automjet.” thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Leave a comment