Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Policia spanjolle sekuestron 1 ton hashash: kultivohej në shtëpi të braktisura pranga 12 shqiptarë

-640-0-1681480820xspanje-140

Autoritetet spanjolle kanë goditur një tjetër grup kriminal. Raportohet se 12 persona kanë rën në prangat e policisë, ku mes tyre edhe shtetas shqiptarë të cilët janë pjesë e këtij grup.

Mediat spanjolle shkruajnë se operacioni antidrogë është zhvilluar në zona të ndryshme të Spanjës.

Ata kishin përshtatur një banesë të cilën e përdornin për kultivimin e kanabisit, ndërsa pronari i saj rezultoi të ishte një shqiptar.

Përball grupit hetimor ky i fundit dëshmoi se kishte dijeni edhe për disa zona të tjera që përdoreshin për kultivimin e lëndëve narkotike.

Më pas autoritetet spanjolle kryen kontrolle në një banesë dhe në një parcelë ku u sekuestruan rreth 1 ton marijuanë, mbi 14 mijë euro para cash, 5 automjete dhe materiale të përdorura për plantacionet.

Related Posts

Leave a comment