Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mashtronin të huajt përmes Call Centerit, në pranga 2 administratorë në Tiranë

-640-0-call-center-1649408276

Policia E Tiranës ka arrestuar dy persona me akuzën e mashtrimit nëpërmjet call centerave.

Pas finalizimit të operacionit “Trick”  u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, i shtetasve B. K., 37 vjeçe dhe R. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, të dy administratorë në një call center.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit S. D., 40 vjeç, dhe E. M., 34 vjeç.

“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, nëpërmjet një subjekti call center, u prezantoheshin si agjentë burse, shtetasve të huaj, të cilët i mashtronin që të investonin në platforma online. Nëpërmjet mashtrimit, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë përvetësuar shuma të konsiderueshme parash”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Posts

Leave a comment