Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Në pranga për spiunazh, Jack Teixeira kishte publikuar edhe herë të tjera dokumente “top sekrete”

-640-0-6533a1b1b7502d7dfc50248aab59c7d0

Jack Teixeira, i riu i vënë në pranga për spiunazh në SHBA, ka shpërndarë dokumente të klasifikuara për një audiencë edhe më të gjerë.

Garda Kombëtare Ajrore amerikane e akuzuar 21-vjeçarin për rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara të mbrojtjes te një grup i vogël njerëzish në një grup online.

Por siç raporton Neë York Times, Teixeira ka publikuar informacione sekrete edhe disa muaj më parë dhe në një grup shumë më të madh bisedash.

Në shkurt 2022, menjëherë pas pushtimit të Ukrainës, një profil përdoruesi që përputhej me atë të Jack Teixeira filloi të postonte informacione sekrete mbi luftën në Ukrainë në një grup bisedash të pazbuluar më parë prej rreth 600 anëtarësh në platformën sociale Discord.

Informacioni i zbuluar rishtazi përfshinte detaje në lidhje me viktimat ruse dhe ukrainase, aktivitetet e agjencive të spiunazhit të Moskës dhe përditësimet mbi ndihmën që i ofrohej Ukrainës.

Përdoruesi shprehej se po postonte informacione nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, CIA dhe agjenci të tjera të inteligjencës.

Pentagoni nuk ka reaguar ende mbi informacionet e reja të publikuara.

Related Posts

Leave a comment