Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Krimi që tronditi sot Tiranën/ Vrau 29-vjeçarin, autori i dyshuar është efektiv policie(DETAJE)

-800-0-61b87e363c1d4

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar për vrasjen e ndodhur në një market në rrugën “Irfan Tomini”. Policia deklaron se ka identifikuar autorin e vrasjes së 27-vjeçarit Jurgen Duka, i cili është punonjës i policisë së Dibrës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një market, në rrugën “Irfan Tomini”.

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit J. D. (M).

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit J. D. (M.), i cili është shtetasi A. S., banues në Sauk, punonjës policie në DVP Dibër.

Po nga veprimet hetimore të kryera dhe deklarimet e marra nga personat që ishin prezent në vendngjarje ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe autori i dyshuar nuk ka qenë në shërbim gjatë ngjarjes.

Gjithashtu, grupi hetimor gjatë kontrollit të rrobave të shtetasit J. D. (M.), ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një gëzhojë pistolete dhe një DVR me pamjet filmike të ngjarjes.

Vijon puna intensive për kapjen e autorit.

Related Posts

Leave a comment