Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ngjela: Krimi të vret, prokurorët e gjyqtarët të jetojnë në lagje të mbrojtura si në Perëndim

-640-0-1696247045xngjelapng-764

Zbërthimi i të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, i cili tha se prokurorë të SPAK ishin në shënjestër të bandës së Laert Haxhisë për t’i eliminuar, ka ngritur shqetësimin për mbrojtjen e emrave të drejtësisë.

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, u shpreh se prokurorët e SPAK, por edhe gjyqtarët e GJKKO-së të merren në mbrojtje te veçantë. Sipas Ngjelës, njerëzit e drejtësisë, duhet të jetojnë në lagje të mbrojtura si në Perëndim.

“Krimi të vret duan mbrojtje të veçantë. Duhet të rrinë në vende të mbrojtuar. Janë të mpakur. Nuk janë shumë aktiv sepse nuk kanë mbrojtje të plotë. Duhet të jetësojnë në lagje të mbrojtura si në Perëndim.

Shteti duhet të punojë ti organizojë në një vend të veçantë. As GJKKO s’ka mbrojtje. Bandat kriminale që vijnë nga paratë e vjedhura bëjnë të njëjtët goditje. Tani lind problemi a kanë mbrojtje nuk e di… me sa kam parë nuk kanë mbrojtje”, – tha Ngjela.

Avokati u shpreh se SPAK nuk ka personalitete të mëdha të jurisprudencës. Sipas Ngjelës, personaliteti i një gjyqtari të madh vjen kur godet kapot e krimit.

“SPAK-u po bën një gabim duhet të merrnin personalitet të mëdha të jurisprudencës. SPAK-u duhet të ketë forcë. SPAK-u aktual nuk ka personalitet, kjo dëmton gjendjen, personalitete e tyre vendosen me arreste dhe me dënimin e mafies.

Personaliteti i një gjyqtari të madh vjen kur godet kapot e krimit. Nuk keni profesionistë, janë të trembur dhe të korruptuar. Duhet reformim ta dëgjojnë dhe ekspertë. Goditës i madh në SPAK”,- tha Ngjela.

Related Posts

Leave a comment