Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kaosi në Kuvend, Ngjela: Frika nga ndjekja penale ka çuar opozitën në këtë situatë, duan të vijnë në pushtet me kryengritje

-800-0-1678350497xngjela-220

Analisti Spartak Ngjela, teksa komentoi seancën e një dite më parë në Kuvend, u shpreh se kaosin në organin ligjvënës, e shkakton korrupsioni.

Në një intervistë për “Breaking” në Top News, Ngjela u shpreh se frika nga ndjekja penale ka çuar të djathtën në këtë situatë. Por, shtoi ai, kryengritja nuk mund t’i sjellë në pushtet demokratët.

“Ngërçin në Kuvend e krijon korrupsioni, nuk kanë shpresë tjetër ata. Është frika e goditjes penale nga korrupsioni, që e bën PD-në të vijë në këtë gjendje.

Janë rrugë pa krye, sepse sado që ta zgjasin, nuk kanë mundësi të vijnë në pushtet me kryengritje. Kush do ta bëjë kryengritjen?

E dyta, janë në monitorim ndërkombëtar. Asgjë nuk mund të ndodhë. E treta, ka një moment që po dëmton Shqipërinë. Atëherë, këta që kërkojnë të vijnë në pushtet, vijnë për të shkatërruar vendin apo për ta ndërtuar?”, tha Ngjela.

Seanca parlamentare e një dite më parë, në të cilën ishte parashikuar që deputetët të flisnin për problemet e zonave të tyre zgjedhore, zgjati vetëm 7 minuta.

Deputetët e Rithemelimit u rikthyen në foltoren e Kuvendit duke e bllokuar atë, teksa përdorën edhe zhurmuesit duke bllokuar dëgjimin e fjalimeve të deputetëve socialistë.

Related Posts

Leave a comment