Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Tetori Rozë”, Rama apel grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë, parandaloni surprizat e padëshiruara

-640-0-1696232031xcapture-843

Në kuadër të “Tetorit rozë”, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme me një mesazh dhe thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat.

Numri një i qeverisë bën thirrje që të kryejnë kontrollet për të parandaluar surprizat e padëshiruara shëndetësore.

“MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë, si dhe një kujtesë për të gjitha familjet për t’u përkujdesur ndaj nënave, grave, motrave e vajzave që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Leave a comment