Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vranë 60-vjeçarin por e raportuan sikur u rrëzua nga makina/ Zbardhet krimi në Peshkopi, si nisi konflikti

auto_policia-naten-0-1024x538-1-770x405-1-750x3751674662463

Rreth 7 muaj pas vdekjes së një 60-vjeçari në qytetin e Peshkopisë, policia ka arrestuar edhe tre persona të tjetër.

Operacioni i koduar “Deepened”, (Dipën) përfundoi me arrestimin e shtetasve Eduart dhe Ahmet Torba, dhe Lavdërim Kaleci, të cilët akuzohen për mos kallëzim krimi.

Nga hetimet e thelluara ka rezultuar se më 26 qershor të vitit të shkuar në lagjen “Kamen” të Peshkopisë, pas një konflikti për motive të dobëta pranë një lokali, të arrestuarit plagosën rëndë 60-vjeçarin Nuri Basha, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën në spitalin e Peshkopisë dy ditë më vonë.

Ngjarja u raportua fillimisht si aksident, ku të dyshuarit i deklaruan policisë se 60-vjeçari ishte rrëzuar pasi zbriti nga një automjet ku ishte si pasagjer.

Gjykata e Shkallës së Parë Dibër ka caktuar për secilin nga këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe mos kallëzim krimi.

Related Posts

Leave a comment