Një varkë patrulluese e rojës bregdetare greke ka hapur zjarr ndaj një mjeti lundrues turk gjatë orëve të mëngjesit të sotëm.
Anija greke po kryente shërbimin e caktuar për të identifikuar tre anije peshkimi turke që ndodheshin brenda ujërave territoriale greke në zonën detare në juglindje të ishullit ‘Farmakonisi’.