Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tensionet/ Turqia hedh “mikrofona” nënujorë në Egje për të “dëgjuar” nëndetëset greke

turqi-nendetese-free-750x375

Me përdorimin e “mikrofonëve” nënujorë, të cilët do të hidhen në det nga avionët, Turqia po përpiqet që të përballet me pamundësinë për të lokalizuar nëndetëset greke në ujërat e Detit Egje dhe Mesdheut Lindor.

Me titullin “Veshi në Egje- Mikrofona nënujore për “Atdheun Blu” gazeta pro-qeveritare Hurriyet i referohet hedhjes së sistemeve Sonobuoy, të cilat do të veprojnë si “stetoskopë” që monitorojnë lëvizjet e nëndetëseve në zonë.

Me mikrofonin nënujor sonobuoy që do të hidhet në det nga avionët, do të zbulohen aktivitetet në ujëra të thella. Lëvizshmëria e nëndetëseve greke, veçanërisht në Egje dhe Mesdheun Lindor, do të monitorohet me mikrofona që tingëllojnë si “stetoskopë” në dete, thekson gazeta turke, cituar nga mediat greke, duke iu referuar pranisë së nëndetëseve greke që duket se shqetësojnë Ankaranë.

Sistemi Sonobuoy është një vozë relativisht e vogël me një sistem sonar që hidhet nga ajri në det në kuadër të luftës kundër nëndetëseve ose kërkimeve akustike nënujore, me një kohëzgjatje funksionimi prej 6-8 orë.

Related Posts

Leave a comment