Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Grida Duma u del në krah pedagogëve: Kanë pagat më të ulëtat në rajon, kërkojnë rritje që mos të emigrojnë

1665051538_Screenshot1-750x375

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma në fjalën e saj në Kuvend, është ndalur edhe tek paga e pedagogëve, e cila me vendim qeveria u rrit me 15%, por jo aq sa kërkojnë pedagogët, të cilët duna rritje me 50% të pagës. Sipas Dumës në vendin tonë pedagogët kanë pagat më të ulëta në rajon.

‘Shqipëria e fundit për pagat e pedagogëve, edhe po të shkoj tek niveli i Kosovës nuk është pedagog, është end enjë nëpunës mesatar që do të mbijetojë me atë pagë. Ka pedagogë që kanë përfunduar studimet jashtë vendit i është dashur gjithë ato kohë që tu njihet doktoratura këtu.

Ai zotëria që i referohem unë ka punuar në ndërtim se kishte pasion filozofinë dhe erdhi këtu për të marr 650 mijë lekë të vjetra. I tha ministria e Arsimit pas 6 vitesh që doktoratura jote vlen. Me jepni një universitet që ka marrëdhënie me kompanitë për tregun e punës. Pedagogu për kërkon pagën që mos të emigrojë.’- tha Duma.

Related Posts

Leave a comment