Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mosmarrëveshjet kufitare me Greqinë, edhe Turqia shkon si Shqipëria në Hagë

-640-0-5a42e674ff66764b2466656a8c694bf4

Ashtu si  Shqipëria edhe Turqia mund t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për zgjidhjen e mosmarrveshjeve kufitare me Greqinë.

Ministri i jashtëm Mevllut Cavusoglu i cili në një intervistë për “A Haber TV” ka paralajmëruar  se atmosferës pozitive mes dy vendeve mund t’i vijë fundi.

“Në detin Egje është çështja e ishujve, sovraniteti i të cilëve nuk është përcaktuar, ka shkelje që i kam përmendur më parë. Është çështja e hapësirës ajrore ku pala greke pretendon 10 milje në vend të 6. Ka disa deklarata që përmendin zgjerimin e ujërave territoriale nga 6 në 12 milje. Të gjitha këto çështje janë mosmarrëveshje që nuk janë zgjidhur për shumë vite.”

Për ministrin e jashtëm turk nëse për këto çështje nuk gjendet një zgjidhje atherë tensionet mes Athinës dhe Ankarasë do të jenë të pashmangshme.

“A do të konsultohemi për secilën çështje veç e veç? Për mendimin tim, ne duhet të diskutojmë gjithçka si një paketë. Sepse nëse zgjidhim një çështje,  do të ketë tensione për cështje të tjera.”

Duke vënë në dukje se nuk ka pasur hapa konkretë, ndonëse ka pasur bisedime, Çavuşoğlu deklaroi se të dyja vendet janë në një atmosferë zgjedhore dhe se pas zgjedhjeve duhet të ndërmerren hapa të mëtejshëm.

Related Posts

Leave a comment