Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rexhep Selimi në Hagë: Nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia

-640-0-1680618586xrexhep-selimi-667

Rexhep Selimi ka mohuar akuzat e Prokurorisë Speciale për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai u shpreh se aktakuza është e pabazuar në fakte dhe argumente.

“Nuk kam të bëj me krimet e pretenduara. Jemi këtu përballë një aktakuze që ende vazhdojmë ta konsiderojmë të pabazuar mbi fakte dhe argumente”, tha Selimi.

Selimi u shpreh në Hagë se luftën nuk e zgjodhën, por ajo ishte domosdoshmëri për mbijetesë si komb dhe shoqëri.

“Lufta nuk është e mirë asnjëherë dhe për askënd. Ne luftën nuk do ta zgjidhnim kurrë as si profesion e as si pasion. Ajo ishte domosdoshmëri për mbijetesën si komb dhe si shoqëri. Shtypja vazhdonte kundër popullatës shqiptare në Kosovë. Serbia kreu dhjetëra masakra pa kursyer fëmijë, gra dhe pleq”, tha Selimi.

Ai theksoi se nuk ka frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia. Selimi u shpreh para trupit gjykues besimplotë kur tha se beson që Gjykata Speciale do ta shpallë të pafajshëm dhe ai së bashku me ish-krerët e tjerë të UÇK-së të akuzuar, do të kthehen në Kosovë për të cilën luftuan dhe punuan gjatë gjithë jetës.

“Pas themelimit të kësaj gjykate jo rrallë herë jam pyetur se a kisha frikë nga drejtësia. Gjithmonë kam thënë dhe sot e përsëris. Unë nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë. Pavarësisht kësaj unë qëndroj sot përpara jush me besimin e plotë se në fund të këtij procesi do të vendosni në favor të pafajësisë sime.

Siç u tha më herët më duhet të theksoj e të them se dallimet dhe opinionet në politikën mes nesh sidomos në kohë specifike me ndikime të thella politike nuk duhet dhe nuk mund të përdoren si fakte juridike kundër askujt dhe po ashtu kundër ne të bashkëakuzuarve. Në këto çaste që po flasim e po na shohin bashkëkombasit tanë, kam besim se të gjithë së bashku do të nxjerrim të vërtetën dhe unë bashkë me bashkëluftëtarët e mi do të kthehemi në vendin tonë të lirë për të cilin luftuam dhe punuam gjatë gjithë jetës sonë”, tha Selimi.

Rexhep Selimi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata dyshohen për vrasje të serbëve, romëve dhe kundërshtarëve të tjerë në luftën e viteve 1998/99 në Kosovë. Krimet e supozuara përfshijnë: vrasje, torturë dhe zhdukje me forcë dhe janë kryer në disa qytete të Kosovës dhe në disa zona të veri të Shqipërisë.

Related Posts

Leave a comment