Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gjermania padit Italinë në Hagë për Luftën e Dytë Botërore

hitler-mussolini-780x439-640x360

Gjermania ka ngritur një çështje kundër Italisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me pretendimet për kompensim nga krimet e luftës në kohën naziste.

Berlini thotë se Italia vazhdon të lejojë ngritjen e pretendimeve të tilla në gjykatat e saj pavarësisht një vendimi të vitit 2012 ku çështje të tilla konsiderohen të papranueshme.

Që prej këtij vendimi, mbi 25 çështje për kompensim janë ngritur në gjykatat italiane. Për disa prej tyre, gjykata ka vendosur se Gjermania duhet të paguajë dëmshpërblim.

Gjermania ka ngritur këtë shqetësim në Hagë për shkak të dy çështjeve që janë në proces, që mund të çojë në sekuestrimin e disa pronave të saj në Romë.

Një gjykatë në Itali do të vendosë më 25 maj nëse do të detyrojë shitjen e këtyre pronave, ku përfshihen shtëpi kulturore gjermane, historike dhe institucionet edukimi.

Mosmarrëveshja mes dy vendeve daton prej vitit 2007, kur një gjykata e lartë në Itali vendosi se Gjermania duhet të paguajë 1 milion euro të afërmeve të 9 personave të vrarë nga forcat gjermane në Toskanë në 1944.

Related Posts

Leave a comment