Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Polemika për seancën me dyer të mbyllura, mbrojtja e ish-krerëve të UÇK pyesin dëshmitaren në Hagë

-640-0-430890279bb04d451e1fbc59fb754739

Marrja në pyetje e dëshmitares së parë vijon po me dyer të mbyllura në Gjykatën Speciale në Hagë. Pas prokurorisë, ishte radha e mbrojtjes së ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për intervistimin e gruas në fjalë, identiteti i së cilës nuk bëhet publik për shkaqe sigurie.

Në sallën e gjyqit janë të pranishëm fizikisht Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit, ndaj të cilëve janë ngritur 10 akuza për krime lufte dhe kundër njerëzimit.

Përpara se dëshmitarja të paraqitej në sallë, avokatët mbrojtës të Thaçit paraqitën një provë materiale për të rrëzuar pretendimet ndaj ish presidentit të Kosovës.

Ajo nuk është kundërshtuar nga prokuroria dhe është pranuar nga trupi gjykues. Kjo është dita e dytë që dëshmitarja e prokurorisë po dëgjohet në seancë private, gjë e cila ka ngjallur pakënaqësi në Prishtinë.

Për këtë kanë reaguar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së duke kërkuar më shumë transparencë nga Gjykata Speciale.

Related Posts

Leave a comment