Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Titulli ka munguar nga faktorë të jashtëm”, De Laurentiis sulmon sërish: Triumfi është një hakmarrje ndaj veriut të Italisë

-640-0-1681315400xde-laurentiis-205

“Mungesa e titullit kampion për kaq shumë vite ka ardhur nga faktorë të jashtëm… Këtë titull napoletanët e shohin si një hakmarrje ndaj veriut”. Me këto fjalë, intervista e Aurelio De Laurentiis, presidentit të Napolit ka bërë bujë në të gjitha mediat. Ky i fundit foli për “De Telegraaf” ku tregoi për punën e bërë me Napolin dhe se çfarë do të thotë ky titull për qytetarët napoletanë.

“Pas Maradonës dhe rënies së klubit deri në falimentim, ne e nxorëm klubin nga depresioni. Ne jemi i vetmi klub italian që kemi luajtur në Europë për katërmbëdhjetë vjet, Juventus ndaloi në trembëdhjetë. Ne po mendojmë të bëjmë një serial televiziv, me CBS në Shtetet e Bashkuara. Ose për të bërë diçka që lidhet me këtë kampionat të tretë, por fillimisht duhet ta fitojmë atë”.

“Fakti që Napoli nuk e ka fituar Scudetton për kaq shumë vite nuk është vetëm për shkak të vetë Napolit, por edhe për faktorë të tjerë që tani po dalin në sipërfaqe. Por nuk dua të them më shumë për këtë gjë. E kuptoj që është e rëndësishme për napolitanët që Napoli të fitojë sërish Scudetton pas 33 vitesh.

Për Napolin dhe banorët e tij do të duket si një shpërblim kundër Italisë veriore, një hakmarrje për ata që ndihen të pafavorizuar ose të diskriminuar. Megjithatë, unë po luftoj që jugu dhe veriu të formojnë një unitet italian. Nuk është e lehtë, por jam krenar të sjell bukurinë e jugut në mjegullën e veriut. Unë e kam konsideruar gjithmonë Napolin një qytet qëndror, universal në nivel evropian.

Shumë të tjerë e kanë parë qytetin në mënyrë provinciale. Unë punoj për të fituar. Kur mbërritëm në Serinë A, Napoli ishte në vendin e 550-të të klubeve në botë. Pas dy-tre vitesh ne ishim në mesin e 20 skuadrave më të mira evropiane dhe sot jemi në çerekfinale të Champions League. Nuk janë titujt dhe suksesi që kurorëzojnë lavdinë, por puna për t’i arritur ato”, ishin disa nga fjalët e De Laurentiis.

Related Posts

Leave a comment