Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Të shtëna me armë pranë gjimnazit në Laç, plagoset nxënësi 15-vjeçar

auto_1669968866_policiaVlore11676295325

Një nxënës 15-vjeçar ka mbetur i plagosur mesditën e sotme pranë gjimnazit në Laç, pas të shtënave me armë nga një 17 vjeçar.

Konflikti mes adoleshentë ka qenë për motive të dobëta dhe ngjarja ka ndodhur jashtë rrethimit të gjimnazit.

Ka qenë 17-vjeçari me iniciale A.Gj., i cili ka plagosur me arme 15-vjeçarin L.Rr, duke e lënë të lënduar në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Ata ishin të dy nxënës të një gjimnazi, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të 17-vjeçarit.

Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4 në Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi i mitur L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin A.Gj. 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin e kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit, njëkohësisht vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes“- njofton policia.

Related Posts

Leave a comment