Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kurti: Ndërkombëtarët ma kanë bërë të qartë, nëse i them jo planit do ndëshkohemi

-640-0-1672224438xkurti-675

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës, se në takimin e fundit të 20 janarit në Prishtinë me Miroslav Lajçakun e Bashkimit Evropian dhe emisarët e tjerë nga Amerika, Franca, Gjermania e Italia, i është bërë e qartë që nëse e refuzon propozimin franko-gjerman do të hyjë në “rrugë të konfrontimit” me partnerët ndërkombëtarë.

Madje, shtoi Kurti, versioni i fundit i propozimit është në nivelin “merre ose leje”.

“Lehtësuesi i dialogut ofrojë një version të dytë të propozimit. Versioni i dytë i ka adresuar dy nga komentet tona. Dokumenti kësaj radhe shoqërohej edhe me një plan zbatimi.

Me datë 20 janar 2023 emisarët me Lajçakun i dhanë disa qëndrime. Ata ma bën të qartë që propozimi kryesor këtë herë është fare pranë formatit merre ose leje, nuk lejohet negocimi i tij.

Qëndrimi i tyre ishte që i gjithë aparati shtetëror i tyre është vënë në përpjekje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtarët dhe nuk mund të pritet një jo nga Kosova, sepse do të hynin në një rrugë të konfrontimit me ta”, tha Kurti.

“Ata gjithashtu ma bën të qartë se çfarëdo refuzimi të propozimit do të shoqërohet me hapa kundërshtues dhe ndëshkues diplomatikë.

Do të krijojë dobësim serioz të mirëbesimit ndërmjet nesh dhe shteteve të tyre”, tregoi Kurti t’i kenë thënë diplomatët.

Related Posts

Leave a comment