Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

A e ka takuar McGonigal? Rudina Hajdari habit me reagimin

-640-0-1676298412xrudinapng-477

Ish-deputetja, Rudina Hajdari ka hezituar të përgjigjet teksa është pyetur nëse e takuar ish-agjentin e FBI-së McGonigal.

Në  lidhje me këtë çështje ajo tha se ka bërë një sqarim vetëm për Agron Nezën dhe lidhjen me të atin e saj Azem Hajdari, ndërsa shtoi se nuk është e përfshirë në çështejen McGonigal. Më tej ajo nënvizoi se në këtë aferë është përfshirë vetëm kryeministri Edi Rama

“Mos devijo nga biseda. Sqarimi  që kam bërë unë ka qenë me Nezën. Z.Neza ka pasur njohje me tim atë dhe deri këtu e kam sqaruar.  Mos të devijojmë.

Unë nuk jam e përfshirë në këtë. Në këtë është përfshirë kryeministri Rama që sot ka një aktpadi, ku emri i tij përmendet në drejtësinë amerikane është përfshirë 14 herë.

Unë mund të takohem me shumë njerëz.  Nuk dua që të fokusohemi këtu sepse devijohet muhabeti. Unë nuk jam në hetim”-tha ajo.

Related Posts

Leave a comment