Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Çështja McGonigal/ Escobar: Nuk janë dëmtuar aspak marrëdhëniet Shqipëri-SHBA!

1677598455_MCGONIFAL-750x375

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka komentuar për herë të parë çështjen McGonigal, ku ka deklaruar me zë dhe me figurë se marrëdhëniet Shqipëri-SHBA nuk janë cenuar aspak.

Në një kohë kur opozita e Sali Berishës pretendon ka pasur një krisje të raporteve mes 2 vendeve e me këtë justifikim ka thirrur edhe protestë, zyrtari i lartë i SHBA konfirmon se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë.

Ky është reagimi i parë nga një zyrtar i lartë amerikanë për çështjen McGonigal, ku tha se kjo çështje i takon FBI.

“Shqipëria  është aleate e NATOS  dhe pjesë e këshillit të sigurimit, çështja MC Gonigal, nuk e ka dëmtuar aspak marrëdhënien tonë të mirë me Shqipërinë. Shqipëria na ka ndihmuar shumë përgjatë Këshillit të sigurimit. Megjithatë nuk dua të komentoj shumë McGonigal pasi është çështje që i takon FBI”, tha Escobar, në një bashkëbisedim virtual me gazetarë. 

Related Posts

Leave a comment