Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Escobar nga Veriu i Kosovës: I kemi parasysh shqetësimet e serbëve, pasi 1 shtatori po afron

-640-0-5bac88c5817d7549b214ee91d3751b35

Sipas të deleguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, SHBA-të kanë parasysh shqetësimet e kryetarëve të Komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe krerëve të Listës Serbe, pasi që 1 shtatori dita e rifillimit të implementimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me targat dhe kartat e identitetit po afrohet.

Këtë deklaratë Escobar e dha pas përfundimit të takimit që ai pati me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Veri të vendit.

“Unë vetëm dua të them se ne e kemi parasysh shqetësimet e përfaqësuesve të serbëve. Tash do të vazhdojmë për në Beograd, shpresojë se do të jemi në gjendje të bëjmë një njoftim për media në Beograd më vonë sot”, ka thënë Escobar shkurt para mediave.

Related Posts

Leave a comment