Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mocioni me debat për McGonigal, Rama- opozitës: Kanal ujërash të zeza, s’ka asnjë akuzë për mua

-640-0-1677751825xramaaa-426 (2)

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur shpërthimin e një kanali ujrash të zeza atë që po ndodh në Parlament kur opozita e ka thirrur në një mocion me debat lidhur me akuzën e ngritur në SHBA ndaj ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

“Ka shpërthyer prej javësh një kanal ujërash të zeza në një çështje që nuk ka lidhje fare me Shqipërinë. Charles McGonigal akuzohet për bashkëpunim me oligarkun Oleg Deripaska. Prokurorët kanë konstatuar edhe një sërë shkeljesh për udhëtimet e tij, ku aktakuza shënon që ka vizituar Shqipërinë dhe është takuar me mua.

Aktakuza shënon se ka ardhur në rajon dhe nuk ka deklaruar. Procesi nuk ka asnjë të pandehur. Pavarësisht një hetimi të gjatë, edhe kur janë pyetur nga një gazetar amerikan i “Insider” në të gjitha rreshtat e akt-akuzës nuk ka asnjë akuzë apo informacion tjetër. Fakti i vërtetë është se ai ka folur me mua për rrezikun rus, por fronti këtu po zhvillon me hov në pazar një tjetër proces gjyqësor, përmbarimor në Shqipëri. Kush janë dhe pse e bëjnë, kjo dihet.

Nuk i ngatërron dot me dikë tjetër se as nuk bëhen dot dikush tjetër. Janë po ata, që kur ishin në pushtet i kanë bërë të gjitha të zezat për të cilat na akuzojnë. Unë nuk kam ardhur dhe nuk do të vij më për ta. Do të vij për respekt të ndjekësve që përfaqësoj dhe për respekt të deputetëve në këtë mocion absurd për debat.

Ky është mocioni më absurd i debatit në këtë Kuvend. Edhe prodhuesit e filmave në Hollyëood do e refuzonin këtë si shfryrje. Nuk do ta furnizoj më me energjinë time zjarrin e përplasjes pa ndalim. Nuk kam dëshirë të armatosem me fjalorin e ulët të kësaj lufte politike, të një opozite që përsërit vetveten.

Jam përfshirë pa dashje në këtë luftë, në këtë mase të errët duke bërë që njerëzsit të mendojnë se jemi një jashtëqitje e madhe e kombit e ndarë në gjysmë”, u shpreh Rama.

Related Posts

Leave a comment