Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

FOTO/ Ky është autori i dyshuar për vrasjen e 49-vjeçarit në Tropojë, ja si nisi konflikti

-640-0-61339017782d2 (1)

Zbardhet të tjera detaje nga vrasja e 49-vjeçarit, Isat Goçaj në fshatin Çerem të Tropojës.

Sipas policisë autori i dyshuar është Altin Ismailisufaj. Ai është punonjës i Shërbimit të Zjarrfikësve të qytetit të Tropojës dhe është banorë i të njëjtin fshat me viktimën. Ngjarja mësohet se ka nisur për motive banale, Goçaj, sipas burimeve i ka rrahur disa ditë më parë. Djali i është ankuar babait i cili ka marrë pushkën dhe ka shkuar të ‘sqarohet’.

Ndërkohë që mësohet se mes tyre kishte edhe konflikte pronësie. Autori i ngarjes së dyshuar mendohet se mund të jetë larguar drejt Kosovës.

Njoftimi i Policisë

Vret me armë zjarri 49- vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi I.G., 49 vjeç, banues në Çerem.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem.

Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e  plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Foto/ Ky është autori i dyshuar për vrasjen e 49-vjeçarit

Foto/ Ky është autori i dyshuar për vrasjen e 49-vjeçarit

Related Posts

Leave a comment