Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Hyri me dhunë në shtëpinë e Nancy Pelosi, autori kishte një listë objektivash, në “listën e zezë” edhe djali i presidentit Biden

-640-0-nancy_pelosi-811x540

Personi i arrestuar për sulmin me çekiç ndaj bashkëshortit të ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi kishte planifikuar të ndërmerrte akte të ngjashme dhe ndaj figurave të tjera të njohura përfshirë këtu dhe aktorin Tom Hanks.

Oficeri i policisë që mori në pyetje David DePape tha në seancën dëgjimore se djali i presidentit Joe Biden, Hunter dhe guvernatori demokrat i Kalifornisë, Gavin Neësom ishin gjithashtu në “listën e zezë” të të dyshuarit.

DePape po përballet me gjashtë akuza, duke përfshirë këtu dhe tentativë vrasje, për incidentin e 28 tetorit.

Në fund të seancës gati 4-orëshe të së mërkurës, gjykatësi Stephen Murphy vendosi se ka prova të mjaftueshme që gjyqi të vazhdonte.

Oficerët dëshmuan se si iu përgjigjën sulmit ndaj Paul Pelosit në shtëpinë e familjes në qytetin e Kalifornisë.

Sipas prokurorëve, i pandehuri kishte planifikuar të mbante peng zonjën Pelosi, por ajo ishte në Uashington DC në atë kohë.

Related Posts

Leave a comment