Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kjo simptomë e çuditshme është shenjë e kancerit të pankreasit

-800-0-ce3dd41c33a12a96e429445ca38f6472

Të kesh ndjesinë e fluturave në bark kur jeni nervoz ose të emocionuar është mjaft normale, por pak kush e dinte se kjo ndjesi mund të jetë edhe simptomë e kancerit në pankreas.

Rreth 10 mijë 500 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar diagnostikohen me kancer pankreatik çdo vit, sipas Cancer Research UK, ndërsa shkalla e mbijetesës pas 10 ose më shumë vitesh është vetëm pesë përqind.

Dhimbja në pjesën e sipërme të barkut mund të jetë një shenjë e kancerit të pankreasit dhe disa njerëz kanë raportuar një ndjesi dridhjeje nën brinjë.

Simptomat e këtij kanceri ndryshojnë nga personi në person, që do të thotë se identifikimi i kësaj sëmundje mund të jetë shumë i vështirë.

Aktualisht nuk ekzistojnë as testet e shqyrtimit ose të zbulimit të hershëm për të ndihmuar mjekët të diagnostikojnë këtë sëmundje.

Kjo simptomë u  shpall për herë të parë si një shenjë e mundshme në një raport të vitit 2014 që i referohej pacientëve që përjetonin dhimbje dhe një ndjenjë fluturimi nën brinjë përpara një diagnoze të kancerit pankreatik.

Leave a comment