Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Nuk ka ditë që nuk mendoj për të”/ Aktori i famshëm flet për herë të parë pas tragjedisë

-640-0-61c6d7d43d0b9

Aktori i famshëm, Alec Baldwin, ka shprehur falenderimet për të gjithë ata që iu gjendën pranë me mesazhet e tyre për ngjarjen tragjike që ndodhi gjatë xhirimeve të filmit “Rust”.

63-vjeçari ka postuar në profilin e tij në “Instagram” një video ku shprehet se nuk kalon ditë pa menduar për atë që ndodhi, duke iu referuar xhirimeve të “Rust”, që i kushtoi jetën drejtoreshës së fotografisë së filmit, Halina Hutchins.

“Doja të gjeja një minutë për t’u falënderuar të gjithë njerëzve që më dërguan fjalë të mira dhe urime, forcë, shpresë dhe lutje, mendime dhe shumë inkurajim”, tha aktori në video. “Kam marrë qindra emaile nga miq, të afërm dhe kolegë dhe njerëz me të cilët nuk kam dëgjuar prej kohësh të më dërgojnë forcë dhe urime. U jam shumë mirënjohës”, shprehet aktori i famshëm i “Hollywood”-it.

Related Posts

Leave a comment