Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

10 Këshilla Strategjike Ramës dhe Kurtit: “Në gjunjë për interesat mbarëKombetare” !

a38653e2-8b42-4fcd-8fdc-682fe6f3f052

Nga Gjeneral Piro AHMETAJ-

Ndërsa bota mbetet e shtangur me sytë nga llogoret e prag-pushtimit nga Rusia të Ukrainës, komuniteti sigurisë/kolegë në Washington, Bruksel, Moskë, Stamboll, Zagreb, Lubjanë, sigurisht në Tiranë, Prishtinë, Podgoricë, Sarajevë, Shkup, Beograd, japin alarmin mbi  “rrezikun e një Lufte të Re Ballkanike”.

Në përmbledhje, adresohen disa pikëpyetje kritike, që mbeten ende pa përgjigje, të tilla si: 

Përse armatoset deri në dhëmbë, nga kush rrezikohet dhe kë kërcënon ushtarakisht Serbia ?!

Kush qëndron mbas përpjekjeve për të formuar ushtrinë e Serpska, çka jo vetëm do fuste në kolaps institucionet e Bosnje Hercegovinës por do rrezikonte  të riciklonte një konlikt të Ri të armatosur në rajon ?

A po përpiqet Moska të përdori Beogradin, Z. Dodik, etj “mëndje të ndryshkura”, të shmang vëmendjen strategjike nga Ukraina, për qëllime gjeopolitike në Rajon dhe dalje në Adriatik/Mesdhe ?

Me BE “pa timon” si dhe me SHBA-të e fokusuar në Ukrainë, a do t’i leverdiste Kremlinit një front i ri lufte, pra opsioni i përplasjes ushtarake në Rajon ?

Kësaj situate, Beogradi dhe Moska zyrtare, i përgjigjen me 1 Zë: “Fitili i luftës ballkanike janë ultranacionalistët shqiptarë & preçedenti Kosovës !?

Por në këtë “aromë baruti”, u realizua vizita e Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Z.Escobar (8-10 Nëntor), fillimisht në Bosnjë-Hercegovinë më tej në Mal të Zi, ku konfirmoi: vendosmërinë e SHBA-ve për mbrojtjen e marrëveshjes së Dejtonit, parandaluar kolapsin e institucioneve në B&H dhe për të mos lejuar një luftë të Re në Rajon. Ndërsa pas një muaji në MV dhe Shqipëri mori garanci nga autoritetet vendase për: “përmbushjen e detyrimeve në NATO dhe të BE-së!

Siç u përshëndet me “garë fotografike”, Mbretëria e Bashkuar, ka ngarkuar të dërguar të posaçëm për Ballkanin, një ndër strategjistët elitar, Gjeneralin ®, Sir, Stuart Peach ish-SHSHP, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATOs, çka fatmirësisht demostron vëmendjen dhe interesat konstante të UK për rajonin.

Shkimtari M. Glenny, pasi hetoi rrënjët e gjakderdhjes, zbulon një mesazh shprese: vendet e rajonit i mendojmë si armiq të paepur, gjatë shekujve kanë krijuar aleanca të pamundura!

Vendet e Ballkanit kanë dhe do të jetojnë për shumë shekuj të tjerë fqinjë që ndajnë kufij, histori të përgjakshme por edhe vlera të përbashkëta!

Kështu, përtej tunelit te errësirës së urrejtjes dhe gjakderdhjes shekullore,  besoj se DRITA e PAQES, bashkëjetesa demokratike dhe axhenda e integrimit Euro-atlantik do na ndriçojnë edhe Ne ballkanasve për të punuar çdo ditë në interes të mirëqënies së qytetareve, të shoqërisë dhe vendeve tona.

10 këshilla strategjike për Autoritetet Shtetërore dhe faktorët politik në Tiranē dhe Prishtinë

Së pari, me statusin e eksperiencës në peshimin e rreziqeve dhe oportuniteteve të sigurisë kombētare, rajonale dhe NATO-s, do të këshilloja faktorët institucionalë të Tiranēs dhe Prishtinës që të angazhohen si 2 shtete sovrane por një komb i vetëm në përpjekjet për paqen, sovranitetin teritorial dhe  integrimin euro-atlantike të 2 vendeve”!

Së dyti, ndërsa aktorët me peshë politike të dy vendeve, do ju sygjeroja që për interesa jetike kombëtare (p.sh kufijt shtetëror = interes jetik Nr. 1), të: “shmangin ethet për pushtet, fasadat populisto-elektorale, axhendat e ekstremistëve, privatizimin politik dhe inatet primitive”.

Së treti, kryeministrave aktualë Z.Rama dhe Z. Kurti, e njëjtë për ata/ato që do i pasojnë do i këshilloja: “të përulen në gjunjë para historisë së përgjakshme dhe përgjegjësive shtetërore  duke jetësuar PatformënDy Shtete një Komb” dhe konceptin “Smart/mënçurmbi sovranitetin, mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave mbarëkombëtare. Në rajon, USA, BE dhe NATO, do duhet konfirmuar se kjo “përqasje e vonuar” nuk kërcënon askënd, përkundrazi do të kontribuojë si balancë racionale për paqen afatgjate të rajonit.

Së  katërti, për marrëveshjen e “Ballkanit të Hapur, Proçesi i Berlin, Tregu i Përbashkët Rajonal, CEFTA apo me çdo emërtim tjetër, të fokusuara në interesat ekonomike (lëvizjen e lirë të qytetarëve, mallrave, tregjeve, investimeve, eti) ta para kushtëzojnë me një paketë me 10 Masa të Mirëbesimit Reciprok (CSBM) nëpërmjet të cilave 6 vendet tē angazhohen se:

  1. Nuk kanë qëllime zyrtare, nuk  planifikojnë dhe nuk zhvillojnë kapacitete ushtarake që kërcënojnë vendet ndërkufitare; që respektojnë Marrëveshjen e Dejtonit, angazhimet e UN, NATO-s & BE në Rajon.
  2. Do të zbatojnë standartin e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes (deri 2% të GDP-së) si dhe do të ndërpresin programet e armatimit (Mig-29, Raketa S-400, etj) që kërcënojnë balancat e fuqisë ushtarake (në ajër, tokë dhe det) jo vetëm midis vendeve të rajonit.
  3. Nuk do të vendosin instalime dhe as do të zhvillojnë aktivitete ushtarake, në përkatësisht 25 km distancë ajrore dhe 10 tokësore,  në kufijtë shtetërorë të vendeve nënshkruese (të ngjashme me Marrëveshjen Ushtarake të Kumanovës, mes NATO-s (palë fituese) dhe Serbisë (palë humbëse), që i parapriu ndërhyrjes tokësore të 38.000 trupave nga 36 shtete në Kosovë !
  4. Nuk do të lejojnë që teritoret e tyre (ajrore, tokësore & detare) të shërbejnë si rrugëkalime të armatimeve të vendeve potencialisht kundërshtare të NATOs (Rusia & Kina), por do të shkëmbejnë informacione mes angjensive  të inteligjencës në lidhje me trafiqet e armëve, ADM, krimin e organizuar, grupet radikale, terroriste, etj!
  5. Ngritjen e strukturave, kapaciteteve dhe një Momerandum Bashkëpunimi (MoU) për reagime të përbashkëta në rastet e emergjencave civile, epidemive mjekësore, etj.
  6. Marrëveshja t’i nënshtrohet një diskutimi gjithëpërfshirës me qytetarët dhe grupet e interesit si miratimi i saj do të realizohet me konsesus të gjerë mes partive
  7. Ngritjen e një Bordi Ekspertësh, për të draftuar marrëveshjen si dhe matricën e zbatimit me përgjegjësitë e vendeve nënshkruese. Mbas miratimit, ngritjen e një “Regional Steering Committee” për të monitoruar dhe informuar në kohë reale mbi përmbushjen e detyrimeve nga institucionet respektive sipas matricës që do e shoqërojë marrëveshjen finale.
  8. Vendet antare të Rajonit të EJ-L (Kroacia, Sllovenia, Mal i Zi, Shqipëria, MV, Bullgaria, Rumania), t’i paraqesin peshimin e rreziqeve si dhe ti kërkojnë zyrtarisht NATO-s përgatitjen e planeve operacionale (Contingency Plans) me skenarët e reagimit të përbashkët, nëse kërcënohet cilido nga vendet ose statuskuoja gjeopolitike në
  9. Ciladoqoftë marrëveshja, përfshi edhe këtë paketë parakushtesh të mirëbesimit reciprok, mbetet e hapur për të ftuar Kroacinë, Sloveninë, Bullgarinë, Rumaninë si dhe para miratimit do të duhet domosdoshmërisht të konsultohet me USA dhe NATO-n, të cilat mbeten faktor kritik për paqen, axhendën e integrimit Euratlantik, që kanë përgjegjësi dhe interesa gjeopolitike në Rajon dhe Mesdhe.
  10. Marrëveshja, përfshi këtë paketë me 10 parakushte, do të miratohet nga parlamentet e 6 vendeve (Shqipëria, Bosnja, Mal i Zi, MV, Kosova, Serbia), por mbështetur në parimin e vetëvendosjes, mund të nënëshkruhet edhe vetëm mes vendeve që bien dakord me këto 10 parakushte.

Në përmbledhje, paqja mbetet opsioni dhe misioni vetëm për Rajonin. Thënë këtë, besoj se kjo paketë me 10 MMR (Masa të Mirëbesimit Reciprok), do të shërbejë si nje platformë besimi shtesë për bashkëjetesën paqësore, bashkëpunimin dhe mirëqenien ekonomike, forcimin e demokracisë funksionale, dhe axhendën e integrimit eurotlantik të vendeve dhe popujve të rajonit.

Së fundmi,  si edhe në 36 vjet nën uniformë, ri-konfirmoj edhe më fort se mbetem “më i përkushtuar, më i përulur dhe më i përgjegjshëm  për të kontribuar për mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave mbarëKombëtare” !

Gjeneral ® Piro AHMETAJ,

Ekpert për SK, Rajonin & NATO,

Zv/Pesident i Këshillit të Atlantikut & Ish:

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh;

Zv/ShShPFA & Përfaqësues i RSh në NATO.

 

Related Posts

Leave a comment